EFEM vjen me projektin e ri – “Ilegal” (VIDEO) NULL NULL 25.09.2021 16:00 25.09.2021 16:00 Së fundmi estradës muzikore shqiptare i është bashkëngjitur fuqishëm EFEM me emrin Festim Mehmeti nga Gjilani. Ai duket se do të zë vend shumë shpejt në showbizin shqiptar, transmeton Klankosova.tv. Festimi ka shfaqur talentin me tekstet e realizuara që po sjellin risi në rrymat dhe zhanret e tyre që i kanë pasion dhe që i servojnë edhe për publikun. EFEM sapo ka lansuar projektin e tij të radhës me titullin “Ilegal”, si dhe tri projektet e tij të mëhershme “Panamera” dhe “I pari & Falma”. Ai ka pohuar se është duke punuar për ta realizuar albumin e tij të parë në të ardhmen e afërt ku ai gjithashtu pritet t’i realizojë të gjitha projektet në studion e tij profesionale të menaxhuar nga vëllau i tij me EFEM RECORDS në Gjenevë të Zvicrës. https://www.instagram.com/efemits/?utm_medium=copy_link&fbclid=IwAR1m_RJdmUr6K42occELE5vu100pL76bl9LmC1n9-Ctv0ZpCcQvUQmdlkdk