Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Liverpool – Milan mund ta ndiqni ekskluzivisht në Klan Kosova (VIDEO)

NULL NULL
15.09.2021 18:19

Derbi në mes Liverpoolit dhe Milanit, në kuadër të Ligës së Kampionëve që nis nga ora 21:00 do të transmetohet ekskluzivisht në Klan Kosova.

Në këtë takim, të dy skuadrat kanë nga tri mungesa, ku në sy bie ajo e Milanit që nuk mund të llogaris në shërbimet e sulmuesit Zlatan Ibrahimovic.

Përveç Ibrës, Milan nuk mund të llogaris as në shërbimet e Bakayoko e as të Krunic, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, Jurgen Klopp, për këtë ndeshje nuk mund të llogaris në Elliot, Roberto Firmino e Williams.

Kujtojmë se ndeshjen Liverpool Milan, mund ta ndiqni edhe përmes Live Updates në Klankosova.tv.

lajme të ngjashme