Albert Krasniqit i duhen edhe 25 mijë euro për t’u operuar (FOTO) NULL NULL 25.06.2021 15:28 25.06.2021 15:28 Albert Krasniqi nga Prishtina ka ende nevojë për para për t’u shëruar. Familjarët e kontaktuar nga Klan Kosova kanë thënë se 31 vjeçarit i duhen edhe 25 mijë euro për t’iu nënshtruar një operacioni urgjent pasi ai vuan nga kanceri në mëlçi. Familja Krasniqi kërkon ndihmën e qytetarëve të cilët kanë mundësi sado pak të kontribuojnë në sigurimin e mjeteve financiare për operimin e djalit të tyre.