Të shtëna me armë në Ulpianë NULL NULL 10.10.2015 22:26 10.10.2015 22:26 Rreth orës 19:15 në rrugën Dëshmorët e Kombit në lagjen Ulpiana në Prishtinë ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri, njofton Klan Kosova. Veturë e tipit Ford e parkuar në këtë rrugë ka pësuar dëme, meqë plumbi qëlloi dritaren e përparme të anës së djathtë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilët gjetën dy gëzhoja të plumbit ndërkaq janë duke punuar në identifikimin e personave të përfshirë në këtë incident. Banorët e lagjes dhe pronarët e lokaleve përreth kanë thënë për Klan Koësova se disa persona janë gjuajtur gjatë gjithë rrugës dhe janë larguar me shpejtësi nga aty. Ndërkohë policia ka thënë për Klan Kosova se nga ky incident s’ka asnjë të lënduar. klankosova.tv