Arrestohet serbi në Graçanicë se iu gjetën armë NULL NULL 09.10.2015 16:21 09.10.2015 16:21 Në fshatin Gushtericë të Poshtme të Graçanicës dje është arrestuar një serb pasi që tek i njëjti gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, katër granata dore M-75, një granatë dore M-52 dhe dy karikatorë të pushkës automatike. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, transmeton Klan Kosova.