Vdes Harry Brant NULL NULL 19.01.2021 08:23 19.01.2021 08:23 Harry Brant fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 24 vjeçare. Familja e tij tha për New York Times së ai vdiq nga një mbidozë aksidentale e ilaçeve me recetë pas një lufte shumëvjeçare me varësinë. “Ne do të jemi gjithmonë të mërzitur që jeta e tij u ndërpre nga kjo”, tha familja e tij në një deklaratë. “Ai arriti shumë në 24 vitet e tij, por ne nuk do të kemi mundësi ta shohim më kurrë. Ai ishte djali ynë i vetëm”, vazhdoi deklarata. “Ai ishte gjithashtu vëlla i mrekullueshëm, nip i dashur dhe mik i mirë. Ai ishte një shpirt krijues, i dashur dhe i fuqishëm që solli dritë në zemrat e shumë njerëzve”. Harry ishte djali i modeles Stephanie Seymour dhe miliarderit Peter Brant. Ai është parë shpesh duke u shoqëruar me shumë yje të mëdhenj gjatë gjithë viteve.