Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fëmijët jetimë që jetojnë me qentë e tyre

NULL NULL
02.10.2015 10:30

 

Fotografi Sam Edmonds, në janar të vitit 2014 ishte në një festival të fotografive në Dhaka të Bangladeshit.

Në një prej ditëve ai kaloi në një park të vogël të quajtur Robindra Shorbod, që është edhe si “shtëpi” për rreth 10 fëmijë që jetojnë në rrugë, transmeton Klan Kosova.

Fëmijë që kërkojnë lëmoshë në rrugë, mbledhin gjëra nga koshat e mbeturinave  jetojnë në këtë park në jug të kryeqytetit të Bangladeshit.

Por, edhe pse jetojnë në kushte shumë të vështira ata ndajnë ushqimin e tyre bashkë me 10 qen me të cilët jetojnë.

“Gjatë ditëve të festivalit, kohën e shpenzoja me djemtë dhe qentë e tyre, kështu duke mësuar për rutinën e tyre si dhe metodat e mbijetesës”.

“Në fotografi mund të duken vetëm si individ, por së bashku ata të gjithë janë një familje”, është shprehur Edmonds.

Këto fotografi tregojnë forcën por mbi të gjitha dashurinë dhe shoqërinë në mes të këtyre jetimëve si dhe qenve të tyre të adaptuar.

qeni8

qeni2

qeni3

qeni4

qeni5

qeni6

qeni7

lajme të ngjashme