COVID-19 në Kosovë: 11 mijë e 545 raste pozitive, 3 mijë e 792 aktive NULL NULL 18.08.2020 08:26 18.08.2020 08:26 Numri total i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë është 11.545 raste me 410 raste të vdekjes. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 7.343 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.792. Gjatë së hënës në vend u shënuan edhe 129 raste të reja të infektimit me virusin korona. Me numrin më të madh të rasteve me COVID-19 është Prishtina ku vetëm dje janë shënuar edhe 45 raste të të infektuarve me këtë virus, transmeton Klan Kosova.