Ja kush tradhëton më shumë NULL NULL 17.09.2015 19:50 17.09.2015 19:50 Ju sapo e keni njohur një djalë dhe ju duket shumë sharmant. Eh po, shumica e burrave që tradhtojnë atë veti e kanë dhe ju bëjnë të çmendeni pas tyre. Ja disa nga shenjat që duhet t’i keni parasysh nëse doni që të dini a është ai person që tradhton. Ai që nuk i mban lidhjet me mamanë Të gjithë e dimë se djaloshat e mamave mund të jenë shumë të mërzitshëm. Mirëpo nëse djaloshi juaj nuk është shumë i lidhur me nënën e tij dhe ka një marrëdhënie të trazuar me të, është një shenjë që ai nuk do të rrijë me ju për shumë kohë. Nëse ai flet keq për nënën e tij para jush apo sillet keq me të, ai nuk ka respekt për të ëmën e nuk do të ketë as për ju. Misteriozi Misterioziteti i tij mund të jetë arsyeja se pse ratë në dashuri me të fillimisht, por nëse shumë sekret dhe alarmohet sa herë që ia prekni telefonin e e mban kutinë e mesazheve të zbrazët – ja ku jeni, alarm tradhtari. Njerëzit që tradhtojnë janë sekretë për gjërat rreth tij, dhe ai kurrë nuk do t’ju tregojë se ku ka qenë apo çfarë po bën. Por atij do t’i pëlqejë që t’i dijë të gjitha rreth teje. Rrefuzuesit e dashurisë Dashuria? Çfarë është kjo? Ai mund të sillet me ty për bukuri për një kohë të shkurtër dhe mund t’ju bëjë që t’ju shkojnë fluturat në bark. Por kur vije fjala te dashuria ai është më i përmbajtur. Atij i pëlqen intimiteti fizik, por në qoftë se ka shumë emocione ai drejtohet tjetër kah dhe nuk do të jetë me ju për kohë të gjatë. Harraqi Nëse harron që keni bërë plane bashkë apo i ndryshon ato në minutën e fundit, ai është një tradhtar. Ndoshta në momentet e fundit ai ka pasur një opsion më të mirë se ju. Posesivi dhe protektivi Atij i pëlqen t’ju kontrollojë, atij i pëlqen ta dijë se ku jeni pa ju treguar asgjë për veten e tij. Ky lloj djali dëshiron që të jetë i sigurt duke e ditur vendndodhjen tuaj, në mënyrë që të mos e kapni me dikë tjetër. Mirëpo ai rrallë herë ju tregon se ku është. Ai që e mban lidhjen sekrete Ai dëshiron që ta fshehë lidhjen tuaj deri në kohën e duhur. Kështu që ju, nuk i keni takuar kurrë miqtë e tij, por ai i ka takuar tuajt. Kjo ndoshta është për shkak se ai dëshiron që t’i skalite mirë në memorien e tij fytyrat e tyre, që t’i njohë ata kur e shohin me një vajzë tjetër.