Haradinaj: Kurti e ka rrëzuar qeverinë me qëllim NULL NULL 27.05.2020 21:41 27.05.2020 21:41 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, në emisionin Rubikon në Klan Kosova ka thënë se kryeministri Albin Kurti, e ka rrëzuar me qëllim qeverinë. Haradinaj tha se me këtë veprim Kurti ka dashur t’i ikë përgjegjësisë. “Kurti e ka rrëzuar qeverinë me qëllim. Ai ka dashur të i ikë përgjegjësisë. Ai është rritur zakonisht kur ka qenë në rrugë. Të keqën mund ta kundërshtosh kur je kryeministër. Unë kam mundur të parandalojë ndarjen kur kam qenë kryeministër”. I pari i AAK-së theksoi se është zbehur shpresa e qytetarëve pas 50 ditësh. “z.Kurti e ka rrëzuar shumicën pas 50 ditësh, duke e zbehë shpresën tek qytetarët. Vetëvendosja nuk është shpresa që e kanë pritë qytetarët. Atij i kanë dalë vet në lendinë mashtrimet. Nuk është dashur të mbesë pa qeveri vendi në kohë pandemie”. “Me e rrëzuar shumicën pas 50 ditësh ishte dashur me ja bërë vetit disa pyetje. Hajde qe po u rriteshe 5 për qind. Me kënd do të bësh bashkëpunim. Nuk ke lënë opsion për bashkëpunim”. Haradinaj theksoi se me kënaqësi e ka votuar rrëzimin e Qeverisë Kurti.