De Biasi: Shqipëria do të bëjë një mbyllje të madhe NULL NULL 09.09.2015 19:16 09.09.2015 19:16 Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit Xhani De Biazi, ka thënë se Shqipëria do të bëjë një mbyllje të madhe. Këtë deklaratë ai e ka bërë për mediat italiane, duke thënë se Shqipëria e tij dëshiron ta mbyllë sa më mirë edicionin dhe se deri tani është bërë një punë kolosale. “Futbolli është shumë i bukur në shumicën e kohës, por edhe shumë i hidhur. Për mua në ndeshjen kundër Portugalisë ishte shumë i bukur deri në minutën e 90-të. Gjithsesi ne kemi dhe dy ndeshje të tjera, ndërkohë që Danimarka nuk do ta ketë aspak të lehtë ndaj Portugalisë. Do të përpiqemi të bëjmë një mbyllje sa më të mirë në takimet kundër Serbisë dhe Armenisë”. “Sigurisht që me serbët do të jetë një përballje delikate, për shkak të asaj që ndodhi në Beograd një vit më parë. Nuk do të jetë e lehtë aspak që ta realizojmë objektivin tonë final, por do të luftojmë deri në fund dhe do t’ia dalim mbanë”, ka thënë De Bias, raporton Panorama, transmeton Klan Kosova.