Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përmes videos tenton ta gjejë babain e panjohur të fëmiut të saj

NULL NULL
01.09.2015 15:46

 

Natalie Amyot është një vajzë nga Parisi.

Por ajo  është shtatëzënë por ka një problem.

Amyot nuk e di se kush është babi i fëmijës së saj, transmeton Klan Kosova.

Kështu që ajo ka postuar një video në Facebook dhe Youtube, për  të gjetur burrin me të cilin kishte shkuar një natë.

Natalie shprehet se kishte kaluar një natë të nxehtë me një burrë me sy blu të gjatë 183 cm, kur ishte në udhëtim në Mooloolaba në Australi.

Ajo nuk e mban mend emrin e tij, por dëshrion që ta njoftojë që do të bëhet baba.

“Tungjatjeta, unë jam Natalie dhe vi nga Franca”.

“E kam bërë këtë video sepse më duhet ndihma juaj”.

“Para tre muaj unë isha në Mooloolaba dhe kalova një kohë të mrekullueshme”.

“Gjithashtu takova njerëz të mrekullueshëm”.

“Një natë në një festë takova një djalë shumë simpatik”.

“Dhe kaluam një natë të mrekullueshme”.

“Mëngjesin tjetër unë u nisa për në Paris dhe më humbi telefoni dhe humba nurmin e tij”.

“Gjashtë javë më vonë e kuptova që jam shtatëzënë”, është shprehur mes tjerash Amyot.

 

https://www.youtube.com/watch?v=O5CQHtLTAsA

lajme të ngjashme