Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

85 pacientë me oksigjeno-terapi në ShSKUK

NULL NULL
19.02.2022 11:06

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës bën të ditur se 123 pacientë janë duke marrë shërbime spitalore, si pasojë e COVID-19.

Sipas raportit 24 orësh të ShSKUK-së bëhet e ditur se 85 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse nëntë pacientë janë në mjekim intensiv, njofton Klankosova.tv.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 54 pacientë
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 8 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë
Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit,13 pacientë
Spitali i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Gjilanit, 13 pacientë
Spitali i Gjakovës, 9 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 11 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

lajme të ngjashme