Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

49 vatra zjarri gjatë ditës në Kosovë, shtatë ende aktive

NULL NULL
29.08.2025 20:13

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në nivel vendi janë regjistruar 49 vatra zjarri.

Sipas kësaj agjencie, nga 49 vatra zjarri, shtatë prej tyre vazhdojnë të jenë aktive, kurse 42 janë lokalizuar falë ndërhyrjes së njësive të zjarrfikjes dhe shpëtimit.

“Agjencia apelon tek qytetarët që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, të denoncojnë pranë organeve ligjzbatuese çdo rast të zjarrvënies së qëllimshme dhe të raportojnë rastet emergjente në numrat 112, 193 dhe 192”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Agjencia e Menaxhimit Emergjent shprehu mirënjohje dhe falënderim për angazhimin e pjesëtarëve të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme