30 ditë paraburgim për shoferin që goditi dy të miturit me veturë në Pejë NULL NULL 08.04.2024 20:11 08.04.2024 20:11 Pamje nga aksidenti. 30 ditë paraburgim janë caktuar ndaj shoferit i cili dyshohet se të dielën i goditi me veturë dy të mitur. Kështu Gjykata Themelore në Pejë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi. Derisa Nikçi, gjatë ditës deklaroi se “shoferi kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe është recidivist i disa veprave penale”. Ndryshe, njëri nga të miturit e aksidentuar po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kurse tjetri në Spitalin e Pejës/ Klankosova.tv Dorëzohet kërkesa për paraburgimin e shoferit që goditi dy fëmijë në Pejë