Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Emergjencë në një anije në Greqi, vdes turisti

NULL NULL
15.07.2026 10:56

Një turist britanik ka humbur jetën në bordin e një anijeje kroçere pranë ishullit grek të Kretës, pasi u gjet pa shenja reagimi.

79-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, ndodhej në anije gjatë lundrimit në Detin Mesdhe, kur mjeti detar u detyrua të ankorohej në Kretë për shkak të emergjencës mjekësore, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.

Atij iu dha ndihma e parë në vendngjarje, por më pas u shpall i vdekur në spitalin lokal.

Autoritetet portuale në Hania kanë nisur një hetim paraprak për të sqaruar rrethanat e vdekjes, raportojnë mediat britanike.

Ky është rasti i dytë brenda këtij muaji ku një shtetas britanik humb jetën në një anije kroçere në Greqi. Më herët, një 67-vjeçar vdiq në një anije me flamur maltez pranë ishullit të Korfuzit.

lajme të ngjashme