Çfarë po ua zbraz buxhetet komunave? Flet Shaqir Totaj (VIDEO) NULL NULL 15.07.2026 11:27 15.07.2026 11:27 Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj i ftuar në emisionin “Fol Me Arin” në Klan Kosova tha se zbatimi i kontratave kolektive ka zbrazur buxhetet e komunave të Kosovës. Sipas tij, komunat nuk ishin palë nënshkruese e kontratave kolektive dhe se mjetet do duhej të ndaheshin nga buxheti shtetëror dhe jo komunal, transmeton klankosova.tv. “Duhet me shpjegu impaktin shumë negativ që e ka pasë zbatimi i kontratës kolektive. Të jemi të qartë asnjëherë nuk jemi kundër benificioneve që ju takojnë punëtorëve të arsimit, mirëpo komunat nuk kanë nënshkruar kontratat kolektive. Nënshkrimin e kontratës kolektive e ka bërë Sindikata e Arsimit dhe Ministria e Arsimit, rrjedhimisht mjetet kanë qenë dashtë të ndahen nga buxheti i shtetit dhe jo të merren nga buxheti i komunave pa koordinim të komunave, sepse kjo jo vetëm që e ka zvogëluar buxhetin në mënyrë drastike, por e ka çrregulluar komplet planifikimin buxhetor dhe për pasojë komunat kanë mbetë pa mjete dhe nuk po mund të zbatojnë projektet e destinuara për përmirësim të jetës së qytetarëve”, tha ai.