Përfitoi nga amnistia penale, del nga burgu 43-vjeçarja që vrau motrën në Tiranë NULL NULL 15.07.2026 11:12 15.07.2026 11:12 Amnistia penale i hapi derën e burgut këtë të mërkurë Marsela Pushanit, 43-vjeçares që tre vite më parë vrau me thikë motrën e saj, Armanda Pushani, në Shqipëri. Krimi brenda familjes ndodhi 2 shtatorin e vitit 2023 në banesën e familjes Pushani në zonën mes “Rrugës së Kavajës” e “Myslym Shyrit” në Tiranë ku banonin dy motrat dhe nëna e tyre. Ditën e ngjarjes, e ëma u shpreh se 37-vjeçarja ka ardhur e dehur në banesë dhe i ka kërcënuar me thikë. Në momentin e përleshjes Marsela i ka marrë thikën dhe e ka goditur në kushtet e vetëmbrojtës, shkruan Abc News, transmeton Klankosova.tv.