Dorëzohet kërkesa për paraburgimin e shoferit që goditi dy fëmijë në Pejë NULL NULL 08.04.2024 15:07 08.04.2024 15:07 Foto: Arkiv Prokuroria Themelore e Pejës e ka parashtruar kërkesën për caktimin e paraburgimit për të dyshuarin (shoferin) që i ka goditur dy fëmijë në Pejë, të dielën. Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, për Klankosova.tv e ka konfirmuar se është dorëzuar kërkesa për paraburgim. “Është dorëzuar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit”. “I njëjti ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe është recidivist i disa veprave penale”, ka thënë Nikçi për Klankosova.tv