30 ditë paraburgim pejanit për kanosje dhe detyrim seksual NULL NULL 25.02.2026 15:29 25.02.2026 15:29 Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit Xh.Sh, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore të këtij qyteti. Paraburgimi i është caktuar të pandehurit për dyshimin e bazuar se, në bashkëkryerje, ka kryer veprën penale dhunë në familje, si dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Koha e paraburgimit llogaritet nga data e arrestimit, më 23.02.2026, ora 14:55, dhe do të zgjasë deri më 24.03.2026. “Palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve përmes kësaj Gjykate pranë Gjykatës së Apelit në Prishtinë”, bëhet e ditur në njoftim, transmeton Klankosova.tv. E kanosi me armë dhe e detyroi të kryejë akte seksuale, kërkohet paraburgim për pejanin