3 mijë e 200 palestinezë të arrestuar që nga 7 tetori NULL NULL 26.11.2023 19:00 26.11.2023 19:00 3 mijë e 200 palestinezë janë arrestuar që nga 7 tetori, shumica prej tyre janë nga Hebroni në Bregun Perëndimor të pushtuar. Kështu tha Shoqata e të burgosurve palestinezë, e cila shtoi se 120 gra janë arrestuar që nga fillimi i luftës në Gaza. Deri në fund të tetorit u arrestuan 145 fëmijë, ndërsa për muajin nëntor nuk janë publikuar shifra. 41 gazetarë u arrestuan, ndërsa gjashtë të burgosur kanë vdekur, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.