Aksident në lagjen Pejton të Prishtinës NULL NULL 19.12.2024 00:54 19.12.2024 00:54 Një aksident mes dy veturave ka ndodhur disa minuta pas mesnates në lagjen Pejton në Prishtinë. Në të janë të përfshira dy automjete të tipit Audi, raporton Klankosova.tv Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, por makinat duket se janë dëmtuar nga përplasja që ndodhi rreth orës 00:30, në rrugën “Robert Doll” të kryeqytetit.