19-vjeçarja lind binjakë nga dy baballarë të ndryshëm NULL NULL 29.06.2026 13:40 29.06.2026 13:40 Foto nga mediat ndërkombëtare Një vajzë 19-vjeçare, me prejardhje nga Brazili ka sjellë në jetë binjakë me baballarë të ndryshëm pasi kreu marrëdhënie seksuale me dy burra në të njëjtën ditë. Siç raporton GloboNews, në momentin kur fëmijët festuan ditëlindjen e tyre të parë, ajo filloi të ketë dyshime se kush ishte babai i tyre, kështu që vendosi të bëjë testin e ADN-së për ti hequr dyshimet, transmeton Klankosova.tv. Gruaja dyshoi se vetëm njëri ndër ta ishte babai dhe ishte e bindur për këtë fakt kështu që grumbulloi ADN-në e tij. Por, doli pozitive vetëm për njërin fëmijë. Megjithatë, edhe pse mund të tingëllojë bizare, ekspertët mjekësor e konfirmojnë që mund të ndodhë një fenomen i tillë.