1,602 raste aktive me COVID-19 NULL NULL 08.07.2022 08:41 08.07.2022 08:41 Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë edhe 1,602 raste janë aktive me koronavirus në vend. Gjatë 24 orëve të kaluara Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk ka raportuar asnjë viktimë, 258 raste të reja me COVID-19 teksa janë shëruar 177 pacientë, njofton Klankosova.tv.