Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

1601 kandidatë aplikojnë në Universitetin e Mitrovicës

NULL NULL
20.07.2015 10:39

 Në konkursin e shpallur nga Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” për pranimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2015/16, kanë aplikuar 1601 kandidatë.

Sipas konkursit në kët vit akademik  do të pranohen 1242 studentë, prej tyre 1160 nga Kosova, 41 nga komunitetet dhe 41 nga jashtë.

Ata  kanë aplikuar për 6 fakultetet, përkatësisht 23 programet që funksionojnë në kuadër të tyre. Edhe sivjet interesimi më i madh ka qenë për Fakultetin e Edukimit, ku për 170 vende në të dy drejtimet, Fillor dhe Parashkollor, kanë aplikuar 855 kandidatë.

Bëhet e ditur se provimet pranuese për kandidatët do të mbahen sipas orarit të përcaktuar në konkurs. Më 21.07.2015, prej orës 9:00, provimi pranues mbahet në këto fakultete: Fakulteti i Gjeoshkencave; Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore; Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike. (vetëm kandidatet me sistem të vjetër që nuk kanë provim të maturës).

Më këtë datë, por në kohë të ndryshme mbahen provimet pranuese edhe në fakultetet tjera.

Më 21.07.2015, në orën 9:00 mbahet provimi pranues në Fakultetin Juridik, në orën 11:00 mbahet provimi pranues në Fakultetin Ekonomik dhe në orën 13:00 dhe 15:00 mbahet provimi pranues në Fakultetin e Edukimit.

 

 

 

lajme të ngjashme