15-vjeçari shënon gol në Ligën e Parë të Kosovës (VIDEO) NULL NULL 25.04.2022 16:18 25.04.2022 16:18 Kosova ka shumë futbollistë të talentuar që luajnë brenda dhe jashtë vendit. Por, të paktë janë rastet që një 15-vjeçar të luajë dhe të shënojë gol në një ligë profesioniste. Ky është Larson Ferati, i cili po mahnit të gjithë me aftësitë e tij. Ferati ka shënuar disa herë në Ligën e Parë. Istogasi ka qëlluar cakun në ndeshjen kundër Vëllaznimit. 15-vjeçari ka shkuar disa herë në prova edhe në disa klube gjermane.