Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy të vrarë dhe një i plagosur nga sulmet ruse në Kiev

NULL NULL
30.08.2023 09:10
Sulmet ruse ne Kiev
Sulmet ruse ne Kiev

Dy persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur në sulmin e fundit ajror rus në Kiev, tha kryetari i bashkisë së kryeqytetit ukrainas Vitaly Klitschko.

Ndër të tjera ai tha se edhe disa nga ndërtesat u dogjën, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv

Personat e vrarë ishin burra dhe u gjetën në një ndërtesë jo-rezidenacile në lagjen Shevchenkivskyi, shtoi Klitschko.

Më shumë se 20 raketa dhe dronë janë shkatërruar nga forcat e mbrojtjes ajrore gjatë natës, tha Administrata Ushtarake e qytetit të Kievit në Telegram, duke e përshkruar sulmin ajror si më të fuqishmin që ka goditur qytetin që nga pranvera.

Këto pretendime ende nuk janë të verifikuara, njofton më tej BBC, transmeton Klankosova.tv.

 

 

lajme të ngjashme