101 pacientë me oksigjeno-terapi në ShSKUK NULL NULL 15.02.2022 09:34 15.02.2022 09:34 Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës bën të ditur se 149 pacientë janë duke marrë shërbime spitalore, si pasojë e COVID-19. Sipas raportit 24 orësh të ShSKUK-së bëhet e ditur se 101 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse 13 pacientë janë në mjekim intensiv, njofton Klankosova.tv. Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 54 pacientë Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 13 pacientë Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë Spitali i Prizrenit, 12 pacientë Spitali i Gjilanit, 12 pacientë Spitali i Pejës, 13 pacientë Spitali i Gjakovës, 15 pacientë Spitalit Mitrovicës, 4 pacientë Spitali i Ferizajt, 15 pacientë Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient