10 pyetjet më të kërkuara në Google për modën 2015 NULL NULL 04.01.2016 15:29 04.01.2016 15:29 Makina kërkuese “Google” është një destinacion shumë i dashur për të gjitha pyetjet e sikletshme që ju ndoshta turpëroheni ti pyetni miqtë tuaj. Edhepse ndoshta pyetjet tuaja kalojnë kufijtë e normales, apo janë shumë banale, por është e drejtë të pyesni Google-in edhe për mëdyshjet tuaja të pazakonta rreth modës. Ky i fundit, ka lëshuar faqe për kërkimet vjetore të modës apo trendët që përcjellën gjatë këtij viti, në krahasim me vitin 2014. Kjo listë e pyetjeve të modës është e plotë dhe përmban shumë pyetje interesante rreth trendëve të fundit, si psh. “Si të vishemi në një dasmë që realizohet në pyll”? apo ndoshta dëshironi të visheni si ylli i famshëm i YouTube – Miranda Sings për Halloween apo veshje të përditshme. Hidhni një sy listës së Google me pyetjet rreth trendëve të modës: Si të ecim me take? Si të vishemi në ditën e parë të shkollës? Si të shqyejmë apo prejmë xhinset sipas trendëve të modës? Si të lidhim një xhaketë? Si duhet të vishet nusja në darkën përgatitore të dasmës (natën e beqarisë së saj)? Me çfarë veshje mund ti kombinojmë çizmet? Çka janë këpucët “Mule”? (term francez për papuçe grash, zakonisht të mbyllura tek gishtërinjtë ndërsa të hapura tek thembrat). Si të vishemi në një aheng dasmor i realizuar në pyll? Si të kombinojmë veshjet si Miranda Sings? Çfarë ngjyre e këpucëve përshtatet me fustan të zi dhe të kaltër? /femra.net/