10 frazat në CV që ‘tërbojnë’ punëdhënësin NULL NULL 23.09.2015 20:06 23.09.2015 20:06 Gjetja e një vendi pune nuk është aspak e lehtë. E ndërsa me këmbëngulje jemi në kërkim të një vendi pune, përpiqemi që të tërheqim vëmendjen e punëdhënësve që në fazat e para të aplikimit, që në CV. Por jo rrallëherë ndodh që të përdorim shprehje apo fraza që nuk janë aspak të pëlqyeshme nga ana e punëdhënësve, jo vetëm kaq, por përdorimi i tyre do i irritonte ata. Hulumtimet tregojnë se rekrutuesit janë të lodhur nga klishetë e shkrimit të CV-ve dhe kjo mënyrë shkrimi fatkeqësisht mund të na heqë mundësinë për të qenë ne fituesit e vendit të punës. Studimi i kryer nga një kolegj i Shkencave Humane tregon se më shumë se gjysma, 59 përqind e punëdhënësve, stresohen nga gabimet gramatikore. Ndërsa disa nga shprehjet e përdorura gabim janë: 1- “Unë jam shumë punëtor” 2-“Punoj dhe nën presion” 3-“Mund të punoj në mënyrë të pavarur” 4-“Di të punoj në grup” 5-“Jam i aftë të zgjidh probleme” 6-“Aftësi të mira komunikuese” 7-“Jam proaktiv” 8-“Jam një dëgjues i mirë” 9-“Unë jam entuziast” 10-“Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim” E nëse ju jeni duke menduar të përdorni “emoji” në CV-në tuaj, po ashtu bëni mirë të hiqni dorë. Nuk është aspak një ide e mirë. Për rreth 42 % të rekrutuesve, përdorimi i tyre është i papranueshëm dhe shumë shpejtë CV-ja juaj do përfundonte në kosh pa vazhduar më tej. Vetëm një në pesë nga punëdhënësit kanë durim të përfundojnë leximin e një CV-je. Prandaj shkrimi i tyre me kujdes e pa gabime drejtshkrimore do të bëjë të mbajë “nën kontroll’’ stresin e tyre dhe pse jo ju të jeni mjaftueshëm atraktiv për të qënë punonjësi i përzgjedhur, transmeton Top Channel.