Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

1 vjet pica falas për djaloshin zemërmirë

NULL NULL
30.09.2015 16:18

Imagjinojeni gëzimin e të hapurit derën dhe të keni përballë djaloshin që ua sjell picën direkt nga furra. Ju do t’ia jepnit bakshishin të merrnit picën dhe ta shijonit në maksimum.

Mirëpo, diçka krejt tjetër i ka ndodhur një djali nga Kalifornia.

Mike Vegas nga Berkeley në Kalofirhni kishte porositur pica në picerinë e njohur Domino. Përvec picës ai kishte kërkuar t’i sillnin edhe krahë pulë të fërguar (chicken wings).

Ai kishte vendosur që të mos i hajë për shkak se ishte ngopur me pica dhe nuk e kishte parë se ajo kuti ishte shumë e vlefshme, raporton ABC News, transmeton Klan Kosova.

Kur kishte shkuar në punë kishte filluar t’i binte telefoni non-stop dhe ishte djali që ia kishte sjellë picën.

Punëtori i Domino kishte harruar t’ia jepte porosinë e duhur, duke i dhënë kështu një kuti që brenda kishte 1300 dollarë të cilat ishte paraparë që të shkonin në bankë.

Për t’iu falënderuar për zemërgjerësinë dhe për gjestin human kur ai ia ktheu paratë kompanisë, Domino e ka shpërblyer djaloshin me pica falas për një vit.

lajme të ngjashme