Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia po vëzhgon dasmat

NULL NULL
26.07.2015 11:50

Policia e Kosovës përmes një komunikate u ka bërë apel qytetarëve që të shmangin përdorimin e armëve të zjarrit, duke përfshirë përdorimin e tyre në ceremoni festive, ahengje familjare dhe dasma.

Autoritet e sigurisë vendore, kanë marrë masa shtesë me shtimin e prezencës së policisë dhe reagimin e menjëhershëm në të gjitha rastet ku ka informacione për përdorim të armëve të zjarrit.

Këto masa janë në kuadër të urdhrit operativ për sezonin verore 2015 për të shtuar sigurinë për shkak të traditës shqiptare për hedhje me armë në dasma, të cilat jo rrallë herë kanë rezultuar me viktima.

Policia në raportin e përditshëm, ka njoftuar për disa raste të të shtënave me armë në ahengje e dasma familjare.

Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Shalë të Komunës së Lipjanit, në një aheng familjar. Policia ka konfiskuar revolen me gaz të llojit Bruno me katër fishekë. Pas intervistës personi që ka shtënë është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa edhe në Podujevë, autoritetet e sigurisë kanë konfiskuar një revole të llojit Ekoll me dy fishekë, e cila është shkrepur në një aheng familjar.

 

lajme të ngjashme