KOK-u me telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të legjendës Mithat Belegu NULL NULL 27.07.2026 09:58 27.07.2026 09:58 Mithat Belegu, një prej figurave më të rëndësishme të historisë së basketbollit në Kosovë ditëve të fundit ka ndërruar jetë.. Komiteti Olimpik i Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjen Belegu, duke vlerësuar lart kontributin e tij shumëvjeçar në sport, transmeton Klankosova.tv. Sipas KOK-ut përmes një telegram ngushëllimi, Mithat Belegu ishte ndër basketbollistët më të spikatur të Kosovës në vitet e 60-ta. Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, përmes ka theksuar se kontributi i Belegut do të mbetet i paharruar për të gjitha gjeneratat e sportit. Mithati do të kujtohet për kontributin e tij të madh në basketbollin e Kosovës, si lojtar dhe gjyqtar. Përkushtimi, angazhimi dhe ndihma e tij e çmuar do të mbeten gjithmonë në kujtesën e të gjitha gjeneratave të sportit tonë”, thuhet në mesazhin e KOK-ut. Komuniteti sportiv në Kosovë e ka humbur një prej pionierëve të basketbollit, ndërsa emri dhe puna e Mithat Belegut do të mbeten pjesë e historisë së këtij sporti në vend.