Haddad për KiE-në: Franca do ta mbështesë Kosovën drejt anëtarësimit NULL NULL 27.07.2026 10:16 27.07.2026 10:16 Ministri i Deleguar për Evropën i Republikës së Francës, Benjamin Haddad, në konferencën për media pas takimit me ministrin e Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të Francës për Kosovën dhe theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe. Para mediave, Haddad u shpreh i lumtur që ndodhet në Kosovë, duke e cilësuar vizitën si dëshmi të miqësisë së kahershme mes dy vendeve. “Kam kënaqësinë që jam sot në Prishtinë si mik personal i Kosovës dhe si përfaqësues i presidentit Emmanuel Macron. Përtej miqësisë sonë, marrëdhëniet mes Francës dhe Kosovës janë të kahershme. Mbështetja jonë ka qenë gjithmonë e qëndrueshme dhe unë e konsideroj veten mik të Kosovës prej shumë vitesh”, tha Haddad, raporton Klankosova.tv. Ai theksoi se kjo vizitë synon t’i japë një shtysë të re bashkëpunimit mes Francës dhe Kosovës, duke hapur mundësi për thellimin e marrëdhënieve në fusha të ndryshme. “Jemi të gatshëm që të përkrahim financiarisht Kosovën edhe në fusha të tjerë”. Haddad foli edhe për aspiratat ndërkombëtare të Kosovës, duke nënvizuar se çështja e anëtarësimit në Këshillin e Evropës ishte pjesë e diskutimeve me zyrtarët kosovarë. “Gjithashtu edhe anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, kemi diskutuar edhe mbi këtë. Do të punojmë së bashku që Kosova të anëtarësohet sa më shpejt”, deklaroi ai./Klankosova.tv