Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Visar Kastrati delegohet nga UEFA për ndeshjen e Conference League

NULL NULL
27.07.2026 10:21

Gjyqtari ndërkombëtar nga Kosova, Visar Kastrati, ka marrë një tjetër vlerësim nga UEFA, duke u përzgjedhur për të drejtuar ndeshjen e raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League mes SK Rapid dhe FC Santa Coloma.

Takimi do të zhvillohet më 29 korrik në stadiumin “Weststadion” në Vjenë, me fillim nga ora 20:30, transmeton Klankosova.tv.

Kastrati do të ketë në dispozicion si asistentë gjyqtarët Lumturije Muhadri dhe Bajram Kabashi, ndërsa rolin e gjyqtarit të katërt do ta ketë Eridon Podvorica.

Ky delegim i radhës nga UEFA është një tjetër dëshmi e besimit ndaj profesionalizmit dhe nivelit të gjyqtarëve kosovarë, të cilët vazhdojnë të jenë prezentë në garat më të rëndësishme evropiane të futbollit.

Federata e Futbollit e Kosovës i ka uruar suksese ekipit të gjyqtarëve, duke shprehur bindjen se ata do të paraqiten në mënyrë sa më profesionale në këtë përballje të rëndësishme të kompeticioneve evropiane.

lajme të ngjashme