Bërbatovci: Prenga iu dha emocione shqiptarëve, besova se e fiton meçin ndaj Joshuas (VIDEO) NULL NULL 27.07.2026 09:51 27.07.2026 09:51 Komentatori Engjëll Bërbatovci, ka komentuar meçin mes Kristian Prengës dhe Anthony Joshuas, ku ky i fundit triumfoi në rundin e dytë me nokaut. Në emisionin “Ora Shtatë”, Bërbatovci tha se pavarësisht humbjes, Prenga u dha emocione të mëdha shqiptarëve në rundin e parë, transmeton Klankosova.tv. “U gëzova shumë për Prengën në rundin e parë, dhe mendova që po e rrëzon, edhe po më duket si po e them këtë fjalën magjike ‘he fituam’, po rrotullohet fati. Rundi i parë ke më i miri që kemi përjetuar ndonjëherë si shqiptarë në histori të boksit, prej kohës së Luan Krasniqit”, u shpreh ai në Klan Kosova.