Pasi shtien me armë në ajër, e godet të miturën në kokë NULL NULL 26.04.2016 12:42 26.04.2016 12:42 Një person në Kaçanik ka shtënë me një pushkë ajrore në ajër me ç’rast një predhe (diabollë) e dalur nga pushka, pas goditjes të një mjeti të forte në të kthyer ka goditur në kokë një të mitur. Policia njofton se i dyshuari e ka dërguar viktimën për tretman mjekësor dhe më pas është liruar. Nga i dyshuari është konfiskuar pushka ajrore e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt, transmeton Klan kosova.