Grabiten 2300 euro në një lokal të Pejës NULL NULL 04.10.2015 12:37 04.10.2015 12:37 Një lokal në qytetin e Pejës të shtunën mbrëma ka qenë caku i një grabitjeje të armatosur. Sipas raportit të policisë pronari i lokalit në fjalë, ka raportuar se një mashkull i panjohur duke e kanosur me armën kallashnikov AK-47 i ka grabitur 2300 € dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Për këtë rast policia njofton se njësitet policore janë duke i zhvilluar hetimet.