Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjendet një i vdekur në Prizren

NULL NULL
23.08.2015 22:08

Është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij një person në qytetin e Prizrenit ditën e djeshme, e shtunë.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar Hazir Berisha, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, duke mos dhënë më shumë hollësi.

Ende nuk ka të dyshuar për këtë rast, derisa njoftohet se pranë trupit të viktimës ka pasur edhe armë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Prishtinë.

klankosova.tv

lajme të ngjashme