Deçan, i mituri plagos me armë një person NULL NULL 09.04.2016 12:45 09.04.2016 12:45 Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur që nga pakujdesia gjatë manipulimit me armë ka plaguar një person të cilin e kishte në afërsi. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, dhe është jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.