22:00, 29 Gusht 2015

Ish-sulmuesi i kuqezinjëve, Erjon Bogdani do të jetë ndihmësi i ri i Xhani De Biazit. Golashënuesi më i mirë në historinë e Kombëtares Shqiptare, me 18 gola, nga dita e hënë do të zëvendësojë Altin Lalën.

Zyrtarizimi i 38-vjeçarit, u bë publik nga vetë tranjeri i Përfaqësues Shqiptare, De Biazi gjatë konferencës për shtyp nëpërmjet Skype, ku pohoi se sulmuesi tiranas do të jetë zëvendëstranjer i kuqezinjëve, shkruan Panoramasport.