Zyrtarizohet kalimi i Alexander-Arnold te Real Madridi, debutimi pritet në Kupën e Botës për Klube NULL NULL 30.05.2025 12:23 30.05.2025 12:23 Real Madridi tashmë ka njoftuar se e e ka zyrtarizuar nënshkrimin me mbrojtësin anglez, Trent Alexander-Arnold, transmeton Klankosova.tv Ai i është bashkuar gjigantit spanjoll pasi përfundoi kontratën me Liverpoolin, ndërsa ka nënshkruar marrëveshjen 6-vjeçare, që do ta mbajë në Santiago Bernabeu deri në qershor të vitit 2031. Edhe pse madrilenët kishin arritur një akord me lojtarin si agjent i lirë, ata u detyruan të hyjnë në negociata me Liverpoolin për të siguruar lejen që Alexander-Arnold të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara dhe të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube. Kështu, pritet që debutimi i tij të ndodhë në Kupën e Botës për Klube. Lajmin për marrëveshjen e ka konfirmuar edhe vetë klubi i deritanishëm i Trentit, Liverpool. “Mund të konfirmojmë se një ofertë për Trent Alexander-Arnold është pranuar nga Real Madridi për transferimin e tij pas hapjes së afatit kalimtar të qershorit”, ka konfirmuar Liverpooli. Edhe Reali ka publikuar një foto të Arnoldit, të cilit i uron mirëseardhje në klub. /Klankosova.tv