Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, publikon foton familjare

NULL NULL
10.07.2026 22:40

Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar lindjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princ Aleksandër i Shqiptarëve, djalit të Lartësive të Tyre Mbretërore, Princit të Kurorës Leka II i Shqiptarëve dhe Princeshës Blerta.

“Princ Aleksandri lindi paraditen e së premtes në orën 11:11 më 10 korrik 2026. Lartësia e Saj Mbretërore, Princesha Blerta, solli në jetë Princ Aleksandrin në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, në Tiranë. Princ Aleksandri lindi me peshë 3kg 115g, raporton TopChannel, transmeton klankosova.tv.

Princesha Blerta dhe Princ Aleksandri gëzojnë shëndet të plotë. Princi i Kurorës dhe Princesha Blerta shprehin mirënjohjen e tyre të sinqertë ndaj ekipit mjekësor të Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” për kujdesin e jashtëzakonshëm, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë kësaj ngjarjeje të gëzueshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të Oborrit Mbretëror Shqiptar.

lajme të ngjashme