Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jusuf Buxhovi: Deklarata e Hashim Thaçit para nisjes për në Hagë ishte historike (VIDEO)

NULL NULL
10.07.2026 22:12

Deklaratë historike e ka cilësuar fjalën që ish-presidenti Hashim Thaçi në ditën kur dha dorëheqje dhe u nis për në Hagë, historiani Jusuf Buxhovi.

Ai në Rubikon të Klan Kosova tha se mesazhi i Thaçit përfaqësonte, sipas tij, një akt të rëndësishëm shtetëror.

“Deklarata e Hashim Thaçit atë ditë kur është nisur për në Hagë, kur ka dhënë dorëheqje, ishte historike. Unë e konsideroj si historike, sepse ka thënë: ‘Po shkoj në Hagë për ta mbrojtur Kosovën. Drejtësia do ta mbrojë dhe unë i besoj drejtësisë’”, tha Buxhovi.

Sipas tij, nuk ka fjalë më domethënëse sesa ato të një burri shteti që i dorëzohet drejtësisë, duke shtuar se Gjykata Speciale mori legjitimitet përmes votimit në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Buxhovit, kjo deklaratë përbën një dëshmi të përkushtimit ndaj shtetit.

“Hashim Thaçi ka dhënë një dëshmi se lufton dhe, nëse ka nevojë, edhe sakrifikohet për shtetin e Kosovës”, deklaroi Buxhovi. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme