Spanja në gjysmëfinale të Botërorit, Merino edhe njëherë shpëtimtar NULL NULL 10.07.2026 23:01 10.07.2026 23:01 Spanja ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Botës pas fitores 2-1 ndaj Belgjikës. Ishte sërish goli i Mikel Merinos që u inkuadrua prapë nga banka rezervë për t’ia sjellë fitoren kampionit të Evropës në minutën e 88-të. Rezultati fillimisht u zhbllokua nga Spanja pas gjysmë ore lojë kur Fabian Ruiz shënoi për Spanjën, por 11 minuta më vonë për belgët barazoi Charles De Ketelaere. Gjysmëfinalja e Botërorit do të jetë reprizë e asaj të Evropianit, Francë – Spanjë, e në të cilën Spanja ngadhënjeu dhe eventualisht u shpall kampione e Evropës.