Zyrtarisht Barcelonës i refuzohet regjistrimi i Olmos dhe Victorit NULL NULL 04.01.2025 14:20 04.01.2025 14:20 Futbollisti i Barcelonës, Dani Olmo. Foto: Marca Zyrtarisht, La Liga dhe Federata Spanjolle e Futbollit kanë vendosur bashkë që t’i refuzojnë regjistrimet e Dani Olmos dhe Pau Victorit për Barcelonën. Siç shkruan gazetari sportiv, Fabrizio Romano, Barcelona do ta procedojë çështjen në gjykatë, transmeton Klankosova.tv. Refuzimi i regjistrimit të Olmos te Barcelona vjen pasi klubi blaugranas s’ka arritur që ta paguaj lojtarin. Olmo ishte transferuar në “Camp Nou” nga Lepzigu në vlerë prej 60 milionë euro.