Zyrtare: Ndeshja e barazhit mes Llapit dhe Vushtrrisë luhet të shtunën NULL NULL 26.05.2025 17:32 26.05.2025 17:32 Llapi dhe Vushtrria do të përballen mes vete në ndeshjen e barazhit. Kjo lojë zhvillohet të shtunën më 31 maj me fillim nga ora 16:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ndeshja do të jetë jetike për dyja skuadrat pasi që ato kërkojnë që vitin e ardhshëm të luajnë në Superligë. Vushtrria gjatë së shtunës fitoi ndaj Lirisë në barazhin e Ligës së Parë, pasi paraprakisht dy skuadrat kishin përfunduar në vendin e dytë në grupet përkatëse në divizionin e dytë të futbollit kosovar. Ndeshja e luajtur në Klinë përfundoi 3:1 në të mirë të vushtrriasve, që tashmë fati i ka vënë përballë Llapit, i cili përfundoi në vendin e tetë në Superligën e Kosovës, vend të cilin e siguroi vetëm në javën e fundit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.