Zyrtare: KB Rahoveci përforcohet me Arion Ballukun NULL NULL 08.08.2021 09:10 08.08.2021 09:10 Klubi i Basketbollit, Rahoveci ka njoftuar se ka nënshkruar me Arion Balluku, njofton Klankosova.tv. Kjo u bë e ditur nga klubi nga Rahoveci nëpërmjet rrjeteve sociale. “Rikthimet gjithmonë janë të ëmbla. Edhe ky i sotmi gjithashtu. Për gurmanët e vërtetë të basketbollit e të ekipit tonë, emri i tij thotë shumë. Ai ishte pjesë e ringritjes së klubit, e presim që bashkë me të, për herë të dytë, të ringritemi edhe më”, thuhet në njoftimin e plotë të Rahovecit. Balluku në dy edicionet e fundit ishte pjesë e Vëllaznimit.