Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Pritshmëritë, perceptimet…”, a paguhen gratë më pak se burrat? flet psikologu (VIDEO)

NULL NULL
29.06.2026 09:24

Pabarazia gjinore në tregun e punës dhe diferencat në pagë mes grave dhe burrave vazhdojnë të jenë një temë e diskutuar në shoqëri.

Lidhur me këtë çështje, psikologu Rron Kastrati ka folur në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, duke thënë se një nga arsyet kryesore lidhet me pritshmëritë tradicionale që shoqëria ka ndërtuar ndër vite.

“Janë pritshmëritë tradicionale që ne i kemi krijuar si shoqëri. Pra ajo pritshmëri tradicionale se burri duhet të jetë furnitori, ai që duhet të rrezikojë dhe të përballet me sfida për të siguruar familjen, ndërsa gruaja shihet si ajo që duhet të sjellë ekuilibër në familje, kujdes, mbështetje dhe edukim për fëmijët. Mbi këto role, mendoj se gratë po e vuajnë pjesëmarrjen e ulët në tregun e punës”, ka deklaruar Kastrati.

Ai tha njëherësh se këto perceptime sociale vazhdojnë të ndikojnë në mënyrën se si ndahen rolet dhe mundësitë profesionale mes gjinive.

Ndiqni diskutimin e plotë:

 

 

lajme të ngjashme