Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Krimi në Ferizaj: Vajza, e dyshuara kryesore – bashkë me babanë në qeli për 48 orë

NULL NULL
29.06.2026 11:07

Prokuroria Themelore në Ferizaj është deklaruar lidhur me vrasjen e 32-vjeçarit mbrëmë në Ferizaj.

Sipas komunikatës për media, me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë një e dyshuar, nën dyshimin për veprën penale “Vrasja”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, në ndalim për 48 orë është edhe babai i saj (M.B.), deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe  përfshirjes së tij në këtë rast,  transmeton Klankosova.tv.

“Trupi i pajetë i viktimës F.H., është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), në Prishtinë. Aktualisht, Prokuroria Themelore në Ferizaj është duke punuar për të sqaruar tutje të gjitha rrethanat dhe motivin e kësaj çështje penale”, thotë mes tjerash Prokuroria. /Klankosova.tv

Vajza e të dyshuarit për vrasjen në Ferizaj ka pësuar lëndime, po trajtohet në QKUK

Çfarë dihet për vrasjen në Ferizaj që nisi si përleshje?

lajme të ngjashme